
Këta janë dy hajnat që vodhën arkën e bamirësisë në një furrë në Shkabaj

Është vjedhur arka e bamirësisë në një furrë në Shkabaj të Prishtinës. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët arritën të vjedhin një arkë të bamirësisë.
Sinjali ka mësuar se dy të dyshuarit janë Arlind Ramadani, rreth 24-vjeçar dhe B.H., i mitur.
Ata dyshohen se janë futur në furrën “Kosovarja” dhe kanë marrë arkën e mbushur me para, e më pas janë arratisur me veturën e tyre.
Por, si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe ka arritur t’i ndalë në fshatin Bardhosh, ku janë gjetur një maskë, një mjet i mprehtë dhe arka me para.
Pas arrestimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dy janë dërguar në mbajtje.