Këta janë dy zyrtarët e ATK-së që u kapën duke kontrabanduar mall me veturë të shtetit
Dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës janë kapur duke kontrabanduar mallra nga Serbia në mëngjesin e sotëm në Bistricë të Leposaviqit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për zyrtarët, Lazar Peroviq dhe Tomislav Janiçjeviq.
Peroviq dhe Janiçjeviq shërbejnë si mbledhës tatimor në Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme të ATK-së me seli në Prishtinë.
Sinjali ka siguruar pamjet e veturës që dyshohet se u përdor në rast, mallit të sekuestruar, si dhe dokumentet personale, përfshirë ato zyrtare të ATK-së, të të dyshuarve.