Këta janë të arrestuarit kosovarë, anëtarë të grupit kriminal që falsifikonte dokumente
Një grup i strukturuar kriminal që merrej me falsifikimin e pasaportave të SHBA-së dhe dokumenteve të BE-së kundrejt fitimit është shkatërruar gjatë një operacioni të gjerë policor.
Grupi përbëhej nga shtetas kosovarë e shqiparë.
Si rezultat, janë arrestuar 6 persona dhe janë sekuestruar 15 dokumente të dyshuara si të falsifikuara, përfshirë pasaporta dhe karta identiteti amerikane, italiane, angleze, rumune dhe shqiptare.
Në pranga kanë rënë 2 shtetas nga Kosova dhe 4 të tjerë me banim në Tiranë.
Dokumentet e falsifikuara prodhoheshin në Kosovë dhe më pas silleshin në Shqipëri ku dhe shiteshin. Pasaportat amerikane kushtonin deri në 3 mijë euro, ndërsa ato të BE shkonin nga 2 mijë deri në 2500 euro.
“Hetimet zbuluan se grupi u siguronte dokumente të falsifikuara shtetasve që kërkonin të kalonin ilegalisht në vendet që kërkojnë viza”, informoi sot policia e Tiranës.
Të arresuarit:
Kushtrim Doksani – 35 vjeç, banues në Tiranë
Kujtim Gilani, – 57 vjeç, banues në Prizren
Getoar Luzha, – 28 vjeç, banues në Kaçanik
Kujtim Duka, – 56 vjeç, banues në Tiranë
Leonard Basha, – 58 vjeç, banues në Tiranë
Erina Doksani – 20 vjeçe, banues në Tiranë
Të arrestuarit akuzohen për “Falsifikim dokumentesh”, “Falsifikim letërnjoftimesh, pasaportash ose vizash” dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Materialet hetimore janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:
-3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane;
-2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane,
-1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze;
-1 leje drejtimi rumune;
-1 kartë identiteti shqiptare.
Së bashku me dokumentet e dyshuara të falsifikuara u sekuestruan 7 celularë dhe 1 motomjet.