Këta janë tre deputetët e LDK-së që mbetën jashtë kuvendit, nuk siguruan karrige
Përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare, ka sjellë ndryshime të dukshme në skenën politike, duke lënë jashtë parlamentit disa emra që kanë qenë pjesë e legjislaturës së kaluar.
Sipas rezultateve preliminare dhe listave të deritanishme të mandateve, të tre deputetët e LDK-së : Alban Zogaj, Paris Guri dhe Krenar Xhaferi nuk kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvendin e ri.