
Këta janë tre vëllezërit e plagosur në Klinë
Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmë në Jashanicë të Klinës, ku pas një konflikti mes disa personave, një person mbeti i plagosur dhe dy të tjerë u lënduan gjatë përleshjes. I dyshuari ka arritur të arratiset, ndërsa tre viktimat janë dërguar në spital, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se tre viktimat janë vëllezërit Bullaku, Samir Bullaku, Nezir Bullaku dhe një vëlla tjetër i tyre.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, Samir Bullaku është plagosur me armë zjarri, ndërsa dy vëllezërit e tij janë sulmuar me mjete të forta.