Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Këto shenja lajmërojnë se keni një problem të madh shëndetësor!
Shëndetsi

Këto shenja lajmërojnë se keni një problem të madh shëndetësor!

January 7, 2024

AA

Njerëzit mendojnë se problemet seksuale, gërhitja apo gjakderdhja janë probleme të vogla shëndetësore. Për këtë arsye shpesh dhe injorohen. Mirëpo këto janë simptoma që tregojnë se mund të keni probleme serioze me zemrën. Ajo vazhdon të mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në botë.

Kur ka probleme me zemrën dhe arteriet trupi juaj reagon në mënyra të ndryshme sipas Dr John Erwin, një kardiolog nga Texas A&M Health Science Center. Ai tregon 6 prej këtyre shenjave që nuk duhen injoruar kurrë.

Disfunksioni seksual

Shumë njerëz e mendojnë disfunksionin seksual si një problem i organeve riprodhuese ose të trurit. Sidomos tek meshkujt kjo është një simptom e problemeve me arteriet. Tek femrat disfunksioni seksual lidhen më shumë me gjendjen e menopauzës. Por duhet marrë parasysh se gjatë kësaj kohe ato janë të prirura të sëmuren më shpesh nga kjo gjendje, megjithëse nuk lidhen drejtëpërdrejtë me njëra-tjetrën. Për këtë arsye kjo simptomë nuk duhet lënë pas dore.

Gërhitja ose apnea

Kuptohet që është e besdishme të flesh me një njeri që gërhet dhe kjo simptomë është shumë mirë e dallueshme. Dr Erwin thotë se: ‘Apnea është një gjendje ku njeriu nuk merr frymë gjatë gjumit për pak minuta dhe lidhet me ndryshime fiziologjike që rrisin rrezikun për infarktin.” Trajtimi i apneas mund të ulë rrezikun për probleme me zemrën.

Kështu që herën tjetër që shihni një person që ka këto probleme, mund t’i kërkoni që të shkojë të vizitohet.

Shtrëngimi ose dhembja e supeve ose qafës

Gjatë një infarkti njerëzit ndjejnë sikur kanë një peshë të madhe mbi gjoks. Ka të tjerë që kanë një eksperiencë të ngjashme në supet e tyre. Kjo nuk është e thënë të jetë në çdo rast. Disa kanë një ndjenjë parehatie, shtrëngimi ose dhembje të supeve ose qafës. Parehatia shpesh mund të jetë një shenjë e dhembjes së zemrës ose infarktit.

Gjakderdhja në gojë

Shumë pak njerëz mendojnë se problemet që kanë me çimcakëzët mund të lidhen me problemet e zemrës. Ato mund të shkaktojnë infeksione dhe inflamacion në trup sipas Dr Erwein. Hiperaktiviteti i rrugëve të frymëmarrjes janë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e problemeve me zemrën dhe infarktit. Për këtë arsye duhet të kujdeseni shumë për higjienën e gojës duke i larë dhe duke shkuar tek dentisti.

Këmbët e ënjtura

Kjo është një simptomë që vjen për arsye nga më të ndryshmet ku përfshihen edhe problemet me zemrën. Kjo ndodh zakonisht kur njerëzit kanë probleme me frymëmarrjes ose natën kur përpiqen të flenë. Nëse ata e kanë këtë shenjë duhet të kërkojnë ndihmë tek një mjek.

Mostretja ose urthi

Mostretja ose urthi janë shenjat më të hasura që tregojnë se ju mund të keni sëmundje zemre. Ato mund të shoqërohen me vjellje, djersitje apo shenja të tjera dytësore. /Telegrafi/

 

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Të fundit
Kosovë

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti

November 15, 2026
Maqedoni

OSBE vlerëson përparimin e reformave në drejtësi të ministrit Shasivari

November 15, 2026
Kosovë

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga shtëpitë e

November 15, 2026
Kosovë

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit

November 15, 2026
Kosovë

Ja kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5175
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15492
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në

Një mosmarrëveshje për 400 euro ka përfunduar në Polici mes dy familjarëve në Lipjan. Sipas raportimit të Sinjalit, bëhet fjalë

Maqedoni

OSBE vlerëson përparimin e reformave në drejtësi të

Vlerësimet e shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorit Kilian Val, për përkushtimin dhe përparimin e reformave në drejtësi,

Kosovë

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga

Në një reagim në rrjetin social Facebook, ku ka kujtuar rrugëtimin historik të Kosovës, rolin e liderëve dhe sakrificat për

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.