KH “Alkaloid” i kënaqur me sezonin dhe titujt e arkëtuar
Skuadra e hendbollit “Alkaloid” në pres konferencën e fundit për këtë sezon, u shfaq me shumë optimzëm dhe krenar me rezultatet e arritura. Ekipi i seniorëve të “Alkaloidit” arriti që të fitojë Kupën e Maqedonisë në hendboll, ndërsa në konkurencën e pionerëve, kadetëve dhe të rinjëve,
Klubi i Hendbollit “Alkaloid” nuk kishte konkurencë të denjë, duke u shpallur kampion shtetëror. Sipas drejtuesve të klubit, akcenti është vënë në kategoritë e reja, pasi që ata janë baza dhe e ardhmja e klubit, por edhe të përfaqësuesës së Maqedonisë.
Lazarov: Kemi zgjedhur rrugën më të vështirë
Ne e kemi zgjehdur rrugën më të vështirë, mirëpo e dijmë se është rruga e vërtetë, edhe pse përballemi me shumë vështirësi. E kemi zgjedhur rrugën tonë, të punojmë mirë dhe për klubin, për shtetin, për sportin dhe hendbolin në Maqedoni. Shpresojmë se edhe në të ardhmen do ë vazhdojmë me këtë rrugë, edhe pse e dijmë se nuk do të jetë lehtë….Si klub kemi arritur që me vetëm një hendbollist të huaj të jemi të barbartë , në 3 vitet e kaluara me klubet e tjera që shumë invetsojnë dhe për këtë jemi mirënjohës, pasi që vetëm kështu mund të zhvillohet hendbolli dhe sporti në Maqedoni. Mirëpo ne kemi zgjedhur rrugën më të vështirë dhe për këtë kërkojmë mirëkuptim, pasi që përballemi me shumë sfida
Gjorgjiev: Synimi, të luajmë hendboll evropian
Skuadra jonë këtë sezon e solli trofeun e parë në vitrinat e klubit, dhe ajo është Kupa e Maqedonisë, sukses për të cilin jemi veçanërisht krenar. Kemi luajtur edhe në Ligën Evropiane, ku kemi pasur gjashtë ndeshje cilësore me të cilat kemi fituar shumë përvojë dhe për ne si ekip i ri do të na shërbejë shumë në periudhën e ardhshme. Sezonin e ardhshëm do të luajmë sërish në Evropë dhe si kapiten mund të them se jemi të kënaqur me paraqitjen dhe edicionin tonë. Synimi ynë kryesor është të luajmë hendboll të mirë, në radhë të parë evropian dhe me këtë ta bëjmë të lumtur tërë Maqedoninë
Skuadra e Alkaloidit në fund të sezonit bëri disa ndryshime dhe ndërpreu kontratën me Dario Kofillovskin dhe Nikolla Vasilevskin.