
KH Çair forcon radhët e saja me angazhimin e Sofia Çavar
Skuadra e hendbollit për femra “Çair” do të jetë edhe më e fortë në vazhdim të sezonit, pasi që ka firmosur kontratë me mbrojtësin e djathtë nga Rumania, Sofia Çavar.
Hendbollistja 22-vjeçare, vjen nga shkolla “CSM” e Bukureshtit dhe ka luajtur këtu deri në moshën 18-vjeçare, ndërsa me ekipin e parë ka fituar titullin kampion në Rumani në vitin 2021.
Më pas, Čavar mbrojti ngjyrat e Aktiv Ploieşti dhe ČSM Deva, dhe pjesën vjeshtore të sezonit aktual e kaloi në Poloni me ekipin Pilka.
Kryesia e Çairit është duke punuar në mënyrë aktive në përgatitjen e ekipit dhe ka paralajmëruar edhe përforcimeve të reja në periudhën e ardhshme.