Kilian Mbape: Nuk kam asnjë problem me Luis Enriken
Kilian Mbape u shpall lojtari i ndeshjes në ndeshjen që pa PSZH-në të fitojë 2-1 ndaj Real Sosiedadit. Kampioni francez shënoi një dygolësh që i lejoi kampionët e Ligue 1 të arrinin lehtësisht në çerekfinale.
“Ne jemi shumë të lumtur, donim të fitonim dhe të kualifikoheshim në çerekfinale. E përgatitëm mirë, shënuam herët. Në përgjithësi gjithçka shkoi mirë.”
Çfarë ka ndryshuar në krahasim me ndeshjen e parë?
“Ne e dinim se nuk mund të qëndronim në pjesën tonë dhe rezultati 2-0 ishte i rrezikshëm sepse me një gol ata mund të riktheheshin menjëherë. Ne duhej t’i qetësonim menjëherë gjërat.”
Çfarë mesazhi është ky dygolesh pas asaj që ndodhi fundjavën e kaluar?
“Asnjë mesazh i veçantë, Liga e Kampionëve është një kompeticion i veçantë dhe unë përpiqem të performoj sa më mirë menjëherë”.
Cila është marrëdhënia juaj me Luis Enriken?
Shumë mirë, shumë mirë. Nuk kam asnjë problem me të, Luis Enrike sigurisht që nuk është problem për mua”.