Kinezja qante dhe bërtiste me zë shkaku i ushqimit, nuk do ta besonit po te mos ekzistonin pamjet
Një skenë e pabesueshme është regjistruar në një restorant në Kinë, ku një grua ka porositur ushqim deti.
Në videon e cila është parë më shumë se pesë milionë herë, shohim se një nga gaforret vendosi të rebelohet dhe të bëjë gjithçka për të mos u bërë darka e dikujt.
Gruaja vuri re se gaforrja ishte ende në lëvizje dhe kur donte ta fuste sërish në pjatë, duke përdorur shkopinj, u krijua kaos.
@rural_life_china #chinesefood #chinesefoods #chineseculture ♬ original sound – 中国社会
Krijesa e detit e kapi për dore, kështu që gruaja filloi të qajë dhe të bërtasë nga dhimbja, raporton New York Post.
Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale deklarojnë se bëhet fjalë për një Stomatopod (mantis deti), i njohur për goditjet vdekjeprurëse dhe më të shpejta në natyrë, me të cilat vret gjahun ose grabitqarët e tjerë.
Gruaja u ndihmua nga kamarieri, i cili arriti të largonte krijesën “agresive” të detit, por i ftuari mbeti në lot, i tronditur nga situata.
“Ky kancer nuk do të hiqte dorë pa luftë”, shkroi një përdorues. /Telegrafi/