Kjo është çmenduri! Të rinjtë hipën mbi vagonë, prekin pa frikë sistemin energjetik të trenit
Të gjithë e dimë se sa e rrezikshme është të ngjitesh në vagonët e trenit – dhe gjatë lëvizjes të luash me sistemin e energjisë elektrike.
Ne mund ta dimë, por kjo nuk do të thotë që individët e shohin si problem.
Nuk e dimë se kur është regjistruar skena e çuditshme, por duket se po ndodh në Rusi.
Shohim një djalë që është ngjitur në vagon, ndërsa treni është në lëvizje dhe shoqërohet nga disa të tjerë që regjistronin me telefon.
I riu prek pa frikë sistemin elektroenergjetik dhe e lëviz lart e poshtë.
Kur u mjaftuan me materialin e incizuar, dalëngadalë u tërhoqën nga vagonët. /Telegrafi/