Kjo është gruaja që vdiq sot në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje
Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për IndeksOnline ka konfirmuar rastin, ku tha se nga informatat e para dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
IndeksOnline mëson se e ndjera është Shadije Rexhepaj, 43 vjeçe.
”Rreth orës 11:30, kemi pranuar informatën se, brenda një apartamenti, në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë, një person dyshohet të jetë pa shenja jete.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, 43 vjeç.
Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.” ka thënë ai. /IndeksOnline/