
Kjo kandidate e AAK’së e konfirmon se do të jetë deputete e ardhshme

Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se do të jetë deputete edhe në legjislaturën e ardhshme.
Kadrijaj ka thënë se bazuar rezultatet paraparake, ka kuptuar se tashmë e ka fituar ulësen në Kuvend.
“Unë nuk do të ndryshoj, do të jem zëri juaj dhe gjithashtu një adresë për ju, sa herë që të ketë nevojë. Bashkë jemi angazhuar që nga themelimi i Aleancës dhe do të vazhdojmë të ecim përpara së bashku, në çdo kohë dhe rrethanë. Sinqerisht, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj”, ka thënë ajo përmes një postimi në ‘Facebook’. /Insajderi.org/