
“Kjo nuk është aspak e hijshme”, Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka shprehur zhgënjimin e tij në një intervistë për televizionin spanjoll IB3, aty ku ka zbuluar detaje nga bisedimet që ka pasur me drejtuesit e Mallorcas për rinovimin e kontratës.
Muriqi është shprehur tejet i mërzitur nga heshtja e drejtuesve të Mallorcas për këtë çështje, teksa ka shtuar se dëshira e tij është që të bëhet legjendë e klubit.
“Gjashtë muaj më parë i kam propozuar Mallorcas për vazhdimin e kontratës dhe nuk mora asnjë përgjigje, ky është turp”.
“Dua ta rinovoj kontratën për të thyer rekorde dhe për t’u bërë legjendë e klubit dhe nëse dua të bëhem legjendë e klubit, më duhet kontratë afatgjate. Kam familje, fëmijët janë në shkollë”.