![Klivlendi dhe Oklahoma Siti komandojnë Konferencat](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2025/02/Klivlendi-mbetet-ne-kreun-e-renditjes-850x560.jpg)
Klivlendi dhe Oklahoma Siti komandojnë Konferencat
Një kosh në sekondën e fundit nga ana e Garland (25 pikë) i dha fitoren ekipit të Klivlendit që mposhti 118-115 Detroitin jashtë fushe. Mirë u paraqit edhe Mobley me 30 pikë, ndërkohë që fitorja mban Cavaliers në krye të renditjes në NBA.
Pa probleme fiton Milluoki, që mundi 112-102 Sharlotin, duke qëndruar mes ekipeve më të mira në Lindje (Lillard 29 pikë). Jashtë fushe fiton edhe Majami, që mundi 108-101 Filadelfia (Herro 30 pikë).
Zhgënjën sërish Denveri, që u mund 119-114 nga Nju Orlinsi, ndeshje me rivalitet deri në fund. 6 lojtarë të Pelikans realizuan mbi 10 pikë (Zion Williamson me 28 pikë më i miri).
Juta Xhaz mposhti në sekondat e fundit 131-128 Golden Stejtin. Klarkson me 31 pikë e Xhorxhe me 26 pikë bënë diferencën në fushë. Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Oklahoma, që mundi 140-109 Feniksi (Aleksander Shai 50 pikë).
NBA-Rezultatet
Atlanta – San Antonio, 125-126
Charlotte – Milwaukee, 102-112
Detroit – Cleveland, 115-118
Brooklyn – Washington, 102-119
Philadelphia – Miami, 101-108
Toronto – Memphis, 107-138
Minnesota – Chicago, 127-108
Denver – New Orleans, 144-119
Utah Jazz – Golden State, 131-128
Oklahoma – Phoenix, 140-109
Sacramento – Orlando, 111-130