Klivlendi mbetet në krye të renditjes, fitore në sekondat e fundit për Denverin
Ekipi i Klivlendit mbetet në krye të renditjes në NBA, pas fitores 130-101 ndaj Bruklinit jashtë fushe. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku për Kavaliers 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën.
Fitore në sekondën e fundit për Denverin, që mundi 130-129 Sacramento, sfidë ku shkëlqeu sërish Nikola Jokic me një “triple double” (20 pikë, 14 kërcime e 13 asiste). Shënuesi më i mirë për miqtë ishte Marej me 28 pikë.
E njëjta situatë edhe në fitoren 125-124 të Detroit ndaj Majamit, sukses që erdhi në kohën shtesë. Batler realizoi 35 pikë, por që s’mjaftuan për Majamin, ndërsa për Pistons u dallua Bizli me 28 pikë.
Në fund fiton edhe Çikago, 122-121 në fushën e Torontos, sfidë ku për Bulls u dallua stoli, nga ku erdhën 50 pikë. Jashtë fushe fiton Filadelfia, që falë 40 pikëve të Makej mundi 121-108 Sharlotin.
NBA-Rezultatet
Sharlot – Filadelfia, 108-121
Detroit – Majami, 125-124
Bruklin – Klivlend, 101-130
Toronto – Çikago, 121-122
Sakramento – Denveri, 129-130
LA Klipers – Juta Xhaz , 144-107