
Klivlendi vijon të komandojë në Lindje, fitore në kohën shtesë për Klipers
Skuadra e Klivlendit vijon të komandojë renditje në Konferencën e Lindjes, duke mposhtur 112-100 Milluokit jashtë fushe. Të gjithë titullarët e Kavaliers realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Antetokounmpos për Baks.
Të njëjtin ritëm ndjek edhe Oklahoma Sitit në Perëndim, që mundi 127-103 Denverin, duke mbrojtur kreun. Aleksander Shai me 40 pikë ishte lider për Oklahoma Thander, mbështetur edhe nga Xhejlen Uiliams me 26 pikë.
Në kohën shtesë fiton Los Anxheles Klipers, 111-110 ndaj Sakramento, ndeshje ku u dallua Xhejms Harden me 29 pikë. Skuadra e Minesota, falë një loje të mirë kolektive (8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë), mundi 141-124 San Antonio.
NBA-Rezultatet
Oklahoma – Denver, 127-103
Dallas – Feniksi, 116-125
Nju Orlins – Memfisi, 104-107
Filadelfia – Juta Xhaz 126-122
Milluoki – Klivlend, 100-112
Minesota – San Antonio, 141-124
Portland – Detroit, 112-119
LA Klipers – Sacramento, 111-110