Klubet e mëdha evropiane kërkojnë yllin e Kosovës
Edon Zhegrova është emri më i përfolur ndër futbollistët shqiptarë kohëve të fundit. Ylli nga Kosova po shfaq formë të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit. Dhe, këto paraqitje nuk kanë kaluar pa u rënë në sy klubeve të mëdha evropiane. U përfol shumë për një largim eventual të tij në këtë verë, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe 25 vjeçari e vazhdoi qëndrimin në Francë.
Por, ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Ligue 1, sigurisht. Mediumi “Radio Montecarlo” raporton se 25 vjeçari ka përfunduar në radar të Real Madridit. Gjithnjë sipas këtij mediumi, presidenti Florentino Perez është duke e përgatitur terrenin që ta transferojë ish-futbollistin e Baselit në verën e vitit 2025. Zhegrova ka kontratë me Lillen deri në vitin 2026, por nuk pritet që ta respektojë atë deri në fund.
Krahas Realit, një tjetër gjigant evropian do të tentojë ta bëjë të vetin futbollistin ofanziv në verën e vitit tjetër. Bëhet fjalë për Man. Junajted, i cili e pëlqen qe një kohë “Messin e Kosovës”. Madje, në afatin kalimtar të verës “Djajtë e Kuq” e shihnin Zhegrovën si zëvendësues ideal të Xhadon Sanços, i cili përfundoi në Çellsi.
Kartoni i Zhegrovës vlen 25 milionë euro, sipas faqes së specializuar për vlerën e futbollistëve. Ylli kosovar i ka zhvilluar shtatë ndeshje në këtë fillim-sezoni dhe i ka realizuar 4 gola.