Klubet e mëdha të Premier Ligës vihen pas anësorit të Vulverheptonit
Të gjithë janë të çmendur për Pedro Neto. Në Angli ka nisur gara për anësorin e djathtë të Vulverhamptonit, i cili ka grumbulluar dy gola dhe nëntë asistime në Premier Ligë këtë sezon.
Lojtari 24-vjeçar është i lidhur me “volvsat” me një kontratë deri më 30 qershor 2027, por ai mund të ndryshojë fanellën verën e ardhshme.
Sipas asaj që u raportua nga e përditshmja “The Telegraph”, lojtarin e ndjekin praktikisht të gjitha skuadrat e mëdha në Premier Ligës. I fundit që i është bashkuar listës është Man. Siti, ndërkohë që prej kohësh Pedro Neto ndiqet nga Liverpulli, Njukasëll, Man. Junajted dhe Arsenali.
Portugezi është në sezonin e tij të pestë me skuadrën e Vulverheptonit, ku në 134 ndeshje zyrtare ka ralizuar 14 gola. Gjithsesi, skuadra e Vullverhemptonit ka ngritur disi pretendimet e saj financiare për lojtarin, për të cilin kërkon 60 milionë stërlina.