
Klubi i cakton çmimin Ardon Jasharit, e papërballueshme për Milanin
Ardon Jashari është një prej lojtarëve më të kërkuar gjatë merkatos së verës dhe kjo për shkak të paraqitjeve fantastike me Klub Brizh. Për Jasharin janë të interesuar shumë skuadra, duke përfshi këtu edhe AC Milanin.
Klub Brizh duke parë interesimin e jashtëzakonshëm të klubeve, i ka vendosur çmim të lartë mesfushorit shqiptar. Raportohet se Ardon Jashari tani kushton plotë 40 milionë euro dhe ky është një çmim i paarritshëm për ekipin nga Serie A, AC Milan.
Kujtojmë që për Ardon Jasharin ka shprehur interesim edhe skuadra nga Premier Ligës, Man. Siti.