
Klubi i Serisë A, mohon lidhjen me Xhoshua Zirkzee
Xhoshua Zirkzee është lidhur me një rikthim në Serie A për t’u bashkuar me trajnerin Tiago Motta, por kësaj radhe te Juventusi. Juventusi është lidhur me sulmuesin e Man. Junajtedin, Xhoshua Zirkzee, pjesërisht për faktin se holandezi shkëlqeu te Bologna nën drejtimin e trajnerit aktual të Juventusit, Tiago Motta.
Megjithatë, drejtori sportiv i skuadrës së Serisë A, Kristiano Xhiuntoli mohoi se ata kishin një plan të tillë. Drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër ka thënë se ata po presin rikthimin e Arkadiusz Milik dhe nuk e kanë ndërmend të tentojnë transferimin e Zirkzee.
“Ne jemi duke pritur për Arek Milik. Zirkzee është shumë i talentuar, por ai është pjesë e një ekipi tjetër dhe nuk mund të them më shumë se kaq. Ne po mendojmë për diçka shumë ndryshe”, tha Xhiuntoli.
“Milik po kalon procesin e rikuperimit pas operacionit, ne jemi të lumtur dhe mendojmë se ai mund të kthehet brenda 15-20 ditësh”, deklaroi Xhiuntoli.