Koci: Xhamia, e as feja islame, nuk janë rrezik në vetvete
Avokati i njohur, Arianit Koci, ka deklaruar se as feja islame dhe as xhamija nuk janë rrezik në vetvete.
Duke iu referuar dosjes së publikuar të aktakuzës së Fatmir Shehollit, që po planifikohej një radikalizim islam në Kosovë me urdhër të Serbisë, Koci thotë se fqinji verior punon vazhdimisht kundër Kosovës, transmeton IndeksOnline.
“Kosova duhet me mbetë laike, properëndimore dhe pa kompromis kundër radikalizmit” vlerëson Koci.
Ky është postimi i plotë i tij:
Serbia punon vazhdimisht kundër Kosovës. Prandaj, përpjekja e saj me na paraqitë para Perëndimit si shoqëri të radikalizuar fetarisht nuk do të më befasonte.
Sidoqoftë, përballë synimeve të tilla të Serbisë, gabimin më të madh do ta bënim nëse fenë islame do ta barazonim me ekstremizmin.
Xhamia, e as feja islame, nuk janë rrezik në vetvete.
Kosova duhet me mbetë laike, properëndimore dhe pa kompromis kundër radikalizmit.
Por, radikalizmi nuk luftohet duke e sulmu fenë. Kështu mundesh vetëm me e ushqy.