Kolegji i Kirurgëve të Kosovës publikon revistën shkencore “Kosova Journal of Surgery”, Vëllimi 7, Numri 2 dhe Buletinin Vëllimi 2, Numri 4
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ka publikuar numrin më të ri të revistës shkencore – Kosova Journal of Surgery – Vëllimi 7, Numri 2. Ky është numri i parë i revistës me Numrin e ri Serial Standard Ndërkombëtar (ISSN), për të dyja formatet e publikimit: print dhe elektronik. Gjithashtu këto ditë u publikua edhe Buletini i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, numri i muajit dhjetor, 2023, Vëllimi 2, Numri 4
Numri ISSN shërben si identifikues dhe ndihmon në katalogimin dhe qasshmërinë e botimit në baza të të dhënave, biblioteka dhe depo të tjera.
Vlen të theksohet se regjistrimi zyrtar në ISSN është me shumë rëndësi për kredibilitetin dhe qasshmërinë në Revistën KJS, dhe kjo arritje e madhe është mundësuar përmes përpjekjeve të zellshme të ekipit tonë redaktues, nën udhëheqjen dhe kontributin kyç të Kryeredaktorit, Prof. Dr. Rifat Latifi.
Numri më i ri i kësaj revistë përmban 13 punime të shkëlqyeshme të prezantuara në Kongresin e Tretë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, editoriali i shkruar nga Kryeredaktori, Prof. Dr. Rifat Latifi, letra e Dr. Selman Uranues, drejtuar zv. Kryeredaktorit, Prof. Dr. Nexhmi Hysenit, si përgjigje ndaj një punimi të tij të mëparshëm dhe shumë të tjera.
Revistën shkencore Kosova Journal of Surgery mund ta lexoni apo edhe ta shkarkoni direkt përmes këtij linku:
https://kosovajournalofsurgery.net/kosova-journal-of…/
Në ndërkohë, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ka publikuar edhe Buletinin e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, numër i muajit dhjetor, 2023 Vëllimi 2, Numri 4. Në këtë numër mund të lexoni në gjerësi për aktivitetet dhe rezultatet kryesore që Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ka arritur së bashku me anëtarët e saj gjatë tre-mujorit të fundit të vitit që e lëmë pas.
Përpos informacioneve të përgjithshme dhe zhvillimeve më të reja, në këtë numër do të lexoni për Kongresin e Tretë Klinik, me të gjitha detajet më të rëndësishme, për Kursin ATLS, që u mbajt për herë të parë në vendin tonë (si dhe intervistat e bartësve kryesor të këtij kursi,) Intervistat me kirurgët tanë në Kosovë dhe për Aktivitetet në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm profesional, etj.
Po ashtu, në këtë numër të Buletinit është botuar edhe letra e Kryetarit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, që me rastin e 5 vjetorit të themelimit të KKK pasqyron gjithë rrugëtimin në krijimin e Kolegjit dhe sukseset e deritanishme, si dhe ajo e Kryetarit të Kongresit të Tretë Klinik, Dr. Osman Zhuri. Vëllimin 2, Numrin 4 të Buletinit të KKK, mund ta lexoni këtu: https://koscs.org/…/buletini-i-kolegjit-te-kirurgeve…/
/Telegrafi/