AA
Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ka deklaruar se Albin Kurti duhet të konsiderohet bashkëluftëtar dhe veteran i UÇK-së, për shkak të angazhimit të tij në vitet e luftës.
“Unë bashkëluftëtar e quaj çdo njeri me të cilin kam bashkëvepruar në kohët e rënda të robërisë, sidomos gjatë viteve 1997 deri 1999. Shumë nga ata që i quaj bashkëluftëtarë, nuk kemi pasur as armë t’ua japim.”, u shpreh ai në Debat Plus, përcjell agjencia e lajmeve INA.
Dua ta theksoj se ndihem mirë që Albin Kurti ka qenë në ato radhë. Ai ka vepruar në zyrën e Adem Demaçit, që ishte pjesë e strukturës së UÇK-së. Edhe sot e quaj bashkëluftëtar. Për mua, bashkëluftëtar nuk është vetëm ai që ka shtënë me armë, por çdo njeri që në një formë a mënyrë ka ndihmuar UÇK-në”, ka thënë Remi.
Ai ka shtuar se shpesh media dhe analistët, para, gjatë dhe pas luftës, kanë devijuar të vërtetën për rolin e individëve në atë periudhë.
“Unë e them qartë: luftëtarë të UÇK-së janë të gjithë ata që e kanë ndihmuar atë. Albin Kurti figuron në numëratoren e zyrës së Adem Demaçit, që ka qenë instrument i UÇK-së, prandaj ai është veteran i UÇK-së”, ka deklaruar Mustafa. (INA)
Rreth 40.000 euro është vlera totale e 22 gjobave që shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë u shqiptuan
Në ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10D, të cilat po realizohen nga konsorciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka”, gjatë
Numri një i ekzekutivit, Hristijan Mickoski deklaroi sot se duhet të rregullohet çështja e të dhënave të qytetarëve që mblidhen