Komandanti i KFOR-it e pret në takim komandantin e FSK-së, flasin për situatën e sigurisë
Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutash, sot e ka pritur në takim Komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin.
Në këtë takim është biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë.
“Gjeneralmajor Ulutaş theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm dhe të ngushtë, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim.