Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rumaninë
Kombëtarja e Kosovës i mbylli përgatitjet disa ditore dhe të premten do të zhvillojë takimin e parë në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Futbollistët dardan, dy ditë ushtruan në kampin nacional në Hajvali dhe përfunduan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Futbollistët dhe stafi teknik në krye me Franko Fodën janë shprehur optimist para përballjes me Rumaninë. Të gjithë shpresojnë dhe besojnë në rezultat pozitiv, por presin edhe përkrahje të madhe nga publiku. Sfida Kosovë-Rumani, do të zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45. Tri ditë më pas, “Verdhekaltrit” do të luajnë me Qipron në udhëtim. /Alsat.mk