Kompani: U penalizuam me kartonin e kuq, do të ishte ndryshe me ekipet e plota
Bajern Munihu ka pësuar një tjetër eliminim të hershëm nga Kupa e Gjermanisë, këtë herë pas humbjes 0-1 në fushën e tij, në raundin e 16-të nga rivalët e Bajer Leverkuzeni. Eliminimi ëshjtë padyshim zhgënjyes, që konfirmohet edhe nga trajneri Vinsent Kompani.
“Sigurisht që është ky eliminim është një rezultat zhgënjyes. Kartoni i kuq i Nojerit ndikoi në lojë, por djemtë bënë shumë mirë dhe treguan karakter. Kam luajtur në kaq shumë ndeshje me një lojtar më pak dhe e di sa e vështirë është”, u shpreh Kompani.
“Krijuam raste me një lojtar më pak por fatkeqësisht nuk arritëm të shënonim. Tifozët na dhanë një shtysë shtesë. Ne duhet të bëjmë dallimin mes faktit që jemi jashtë dhe faktit që djemtë bënë shumë mirë. Nuk mund të fajësoj askënd”, shtoi Kompany
Në fund, trajneri i Bajern Munihu beson se do të ishte rezultat ndryshe, nëse nuk do të kishte përjashtime me karton të kuq.
“Rezultati me të vërtetë duket se varet nga kartoni i kuq i Manuel Neuer, gjë që është për të ardhur keq. Me të njëmbëdhjetë lojtarët në fushë, mund të kishte një rezultat shumë të ndryshëm”.