AA
Komuna e Çairit dënon ashpër incidentin që ndodhi mes kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, dhe disa persona në territorin e kësaj komune, duke theksuar se ngjarje të tilla janë të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat e një shoqërie demokratike dhe të civilizuar.
Në një komunikatë drejtuar publikut, nga Komuna e Çairit sqarojnë se incidenti nuk ka asnjë lidhje me institucionin e tyre. “Asnjë i punësuar apo funksionar i Komunës së Çairit nuk ka qenë i përfshirë apo i pranishëm në vendin e ngjarjes”, thuhet në deklaratë.
Komuna thekson se mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së rendit publik, respektimit të institucioneve dhe përparimit të bashkëjetesës mes komuniteteve.
Komuna e Çairit u bën thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë në përputhje me autorizimet e tyre, me kujdes dhe përgjegjësi, me qëllim që incidenti të sqarohet dhe të ruhet rendi dhe qetësia publike. (INA)
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale
Sëmundja e lijës së deleve po shkakton dëme të mëdha materiale dhe po rrezikon ekzistencën e dhjetëra fermerëve në vend.
Pas gjashtë muajsh në arrest shtëpie, ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nesër do të ulet në bankën e të