Komuna e Tetovës shkurton orarin e parkimit zonal, pas orës 21, parkimi pa pagesë në Tetovë
Nga informacione qe ka siguruar portali ynë, do të ketë shkurtim të orarit në përkimin zonal të qytetit të Tetovës.
Komuna e Tetovës ka vendosur që të shkurtoj orarin e parkimit zonal për dy orë. Tashmë të gjithë qytetarët pas orës 21 mund ta shfrytëzojnë parkimin pa pagesë sepse dhe marimanga e qytit nuk do të punoj. Mendohet se ky vendim ka ardhë për shkak të mërgimtarëve. Për të lehtësuar edhe më shumë trafikun e qytetit, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë, do të punojë vazhdimisht në ruajtjen e kaosit në qytet.
Poashtu do të pastrohet Bulevardi prej të Oslloja deri të Sheshi Iliria, si dhe Bulevardi Bllagoja Toska nga shkolla e mesme tekstile deri te rruga Boris Kidriç (te Tetovarja). Këto rrugë të qytetit do të jenë gjithnjë në mbikqyrje që të jenë të pastruara nga parkimet e panevojshme me qëllim të qarkullimit sa më të lehtë të automjeteve. Ky vendim do të filloj nga 15 i këtij muaji deri në 15 gusht. Komuna e Tetovës do të bëj një verë të qetë dhe të mirëorganizuar për qytetarët dhe mërgimtarët.