Komunikacioni në rrugë të thata dhe pa ndërprerje
Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, informoi NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Në disa akse rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të imëta të dheut.
NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjetit, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, si dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes sipas kushteve të rrugës.