
Konfirmohen data e përballjes në mes Realit dhe Man. Sitit
Real Madridi do të luajë kundër Man. Sitit në play-off të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë do të luhet në “Etihad” të martën, më 11 shkurt 2025.
Ndeshja e kthimit do të luhet në “Santiago Bernabeu” të mërkurën, më 19 shkurt 2025.
Real Madridi është përballur me Man Sitin në Ligën e Kampionëve katër herë në pesë sezonet e fundit. Real Madridi nuk e ka mposhtur kurrë Sitin në stadiumin “Etihad”.
Por “Los Blankos” i mposhtën ata në çerekfinale, rrugës për të fituar kompeticionin sezonin e kaluar.