Kongresi i VLEN zgjedh drejtuesit e rinj, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami bashkëkryetarë
Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti janë zgjedhur bashkëkryetarë të koalicionit VLEN, pas përfundimit të Kongresit të Bashkimit të këtij subjekti politik, ku u zgjodhën edhe strukturat e reja drejtuese.
Në kuadër të vendimeve të kongresit, për nënkryetarë të VLEN-it janë zgjedhur Mimoza Musa dhe Bekim Qoku.
Ndërkohë, posti i sekretarit të përgjithshëm i është besuar Bekim Sali.
Kongresi u mbajt në kuadër të procesit të bashkimit dhe konsolidimit të strukturave të VLEN-it, me synim forcimin e organizimit politik dhe përgatitjen për sfidat e ardhshme politike në Maqedonia e Veriut