Konjaspor lë jashtë skuadrës Sokol Cikalleshin
Sokol Cikalleshi nuk ka luajtur kundër Gallasarait, sepse drejtuesit e Konjaspor vendosën ta lënë jashtë listës së skuadrës. Bashkë me sulmuesin shqiptar është lënë jashtë dhe portieri i parë, Paul Bernardoni. Ky vendim erdhi pasi dy lojtarët kërkuan të shlyheshin pagat e prapambetura, sipas mediumit turk “Webaslan”.
Veprim i çuditshëm i klubit që luan në Superligën e Turqisë, pasi Cikalleshi është golashënuesi i sezonit për Konjaspor, ndërsa Berndardoni ka luajtur çdo ndeshje në portë. Sulmuesi shqiptar ka 8 golat dhe 2 asistime dhe mban vendin e shtatë në renditjen e golashënuesve në elitën e futbollit turk.
Tani pritet si do shkojë e ardhmja e dy lojtarëve në vazhdim, pasi u vërejt mungesa e tyre në fushë, ku Konjaspori u mposht nga Gallatasarai, me rezultat 3-0.