Konte konfirmon largimin e Kvartshkelias dhe gjen zëvendësimin te “Djajtë e Kuq”
Napoli nuk i ndahet Premier Ligës. Trajneri i Napoli, Antonio Konte, dëshiron që anësori i Man. Junajtedit, Alehandro Garnaço, të zëvendësojë anësorin e Gjeorgjisë, Kviça Kvaratskhkelia. Konte zbuloi të shtunën se Kvaratshkelia ka kërkuar të shitet, ndërkohë që skuadra e PSZH është vënë në lëvizje për ta sjellë në Paris. Francezët janë në bisedime aktive për të nënshkruar me 23-vjeçarin gjeorgjian.
Mediat italiane konfirmojnë se Konte mendon se Garnaço është identifikuar si zëvendësuesi ideal i Kvara te Napoli. 20-vjeçari nuk është shumë i prefreruar te Man. Junajtedi dhe shpesh Amorim e ka lënë në stol.
Garnaço ka një kontratë deri në vitin 2028 me “Djajtë e Kuq” dhe një kosto të lartë transferimi. Gjithshtu, Man. Junajted nuk dëshiron ta shesë lojtarin, andaj te Napoli po shohin mundësinë e një huazimi pa të drejtë blerje.