Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 “Kosova duhet të bëjë më shumë presion tek QUINT-i që Serbia ta sjellë trupin e Hajrizit”
Kosovë

“Kosova duhet të bëjë më shumë presion tek QUINT-i që Serbia ta sjellë trupin e Hajrizit”

August 5, 2024

AA

Kanë kaluar më shumë se 2 javë që prej se autoritet serbe, dyshohet se vranë të arratisurin nga burgu i Kosovës, Faton Hajrizin.

Por, trupi i të njëjtit ende është duke qëndruar në Serbi. Së fundmi janë dërguar edhe mostrat e strishos së nënës së tij, për të bërë identifikimin porse ende nuk dihet nëse ka ndonjë rezultat nga kjo.

Avokati i familjes, Arianit Koci, gjatë ditës nuk është përgjigjur, në interesimin e Dukagjinit për këtë çështje, njëjtë sikurse edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Avokati i Yll Zekaj thotë se institucionet e Kosovës do duhej të bënin më shumë presion tek shtete e Quintit, për të mundësuar kthimin e trupit të Hajrizit në Kosovë.

“Kthimi i kufomës së të dyshuarit apo tani të ndjerit Hajrizi, është një obligim që shteti i Serbisë e ka në drejtim të familjes së z.Hajrizi për organizimin e ceremonisë mortore dhe është obligim i shtetit bazuar edhe në Konventën ndërkombëtare, ajo cka nuk është duke u realizuar sic duhet është një neglizhencë e shtetit të Serbisë, përkatësiisht deri më tani kanë kaluar disa jave e prej momentit kur dyshohet se i njëjti është vrarë dhe nuk kemi një transparencë se cfarë është bërë për identifikimin e tij, shteti i Kosovës e ka të pamundur të bëjë më shumë për shkak të mungesës së bashkëpunimit me shtetin e serbisë, ajo cka është dashur të bëhet nga shteti i Kosovës, është të bëhet më shumë trysni në shtete e Quintit që të njëjtit të ndikojnë në shtetin e Serbisë,” deklaroi Zekaj.

Ai beson se Serbia, këtë rast është duke e shfrytëzuar për qëllime politike, tek shton se identifikimi përmes ADN-së, nuk merr shumë kohë.

“Në kushte normale duhet kjo procedurë është shumë e shpejrte dmth strishoja apo identifikimi i ADN-së, bëhet në cështje dite nuk është ndonjë procedurë e tejzgjatur sidomos në shtete të zhvilluara, sic është Serbia ku është e pajisur me laborator dhe ajo nuk duhet të ketë problem në këtë drejtim, por problemi është politik dhe i zvarritjes së qëllimshme të procedurave kemi parë që të gjitha procedura deri më tash kanë shkuar në baza private sesa institucionale,” shtoi Zekaj.

Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, ndërkohë që dyshohet se vrau një polic serb, e plagosi një tjetër, e më pas u ekzekutua nga të autoritete atje.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu

November 17, 2026
Kosovë

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për

November 16, 2026
Kosovë

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata e Thaçit

November 16, 2026
Maqedoni

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga

November 16, 2026
Kosovë

AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA

November 16, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5189
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15511
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin,

Blerim Sallahu tashmë mban pozitën e shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, sipas të dhënave në dokumente të Zyrës

Kosovë

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të

Personat e arrestuar në operacionin antidrogë “Heshtja”, në mesin e të cilëve ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija,

Kosovë

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata

Në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë për rastin e pengimit të administrimit të drejtësisë, në faqen zyrtare të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.