Kosova me 2 garues në Grand Prix e Portugalisë
Sot e deri të dielën do të zhvillohet Grand Prix i Portugalisë në sportin e xhudos. Ekipi i Kosovës , do të merr pjesë në garën e parë të xhudos për këtë vit, Grand Prix Portugal 2024 i cili fillon me 26 janar dhe vazhdon deri me 28 janar 2024.
Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë dhe Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë do të jenë xhudistët nga Kosova në këtë garë. Bashkë me garuesit ka udhëtuar edhe trajneri i xhudos, Fatos Tabaku.
Në këtë garë marrin pjesë 92 shtete nga 6 kontinente me 649 garues, prej të ciëve 360 janë meshkuj, ndërsa 289 janë femra.