
Kosova me trajnerin Foda, “testojnë” forcën me Norvegjinë në Osllo
Kombëtarja e Kosovës, sonte, në transfertë, do të përballet me kombëtaren e Norvegjisë, në ndeshjen e vetme miqësore të organizuar për këtë muaj, në datat e lira të FIFA-s. Në seancën e e fundit si pasojë e shqetësimit muskulor, Altin Zeqiri e ka braktisur para kohe stërvitjen dhe iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore për të parë nëse do të mund të jetë i gatshëm për lojë.
Kosova nën drejtimin e Franko Fodës ka treguar shenja të mira në miqësoret e zhvilluara në mars kundër Armenisë dhe Hungarisë dhe tani synon që ta dëshmojë potencialin e saj edhe përballë norvegjezëve, të cilët në radhët e veta kanë yje si Erling Haaland dhe Martin Odegaard
Ekipi i Franko Foda-s ka bërë të gjitha përgatitjet gjatë një jave punë në Kosovë, ndërsa në konferencën për media, Foda ka deklaruar se ekipi i tij është maksimalisht i përgatitur për paraqitje të mirë ndaj ekipit nordik. Kjo ndeshje pritet të zhvillohet në ‘Ullevaal Ostadion’ të Osllos në orën 19:00.