AA
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në botë për të investuar, sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve, të publikuar nga organizata prestigjioze Henley.
Nga 226 shtete të përfshira në indeks, Kosova zë vendin e 26-të, duke u renditur e para në rajonin e Ballkanit dhe përpara disa shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
> “Ky rankim i Kosovës është dëshmi e radhës e rritjes ekonomike dhe fuqizimit të sundimit të ligjit dhe sigurisë, sektorë të cilët bëjnë të mundur që të kemi ambient të përshtatshëm për të bërë biznes dhe të ofrojmë mundësi për investim në shumë fusha,” – ka deklaruar Kryeministri Kurti.
Ky vlerësim vjen vetëm disa muaj pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e hoqi Kosovën nga lista e Shteteve në Situata të Brishta dhe Konflikti, si dhe pak ditë pas raportit të po të njëjtit institucion, i cili parashikon që Kosova të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon edhe gjatë këtij viti.
Pavarësisht krizave globale dhe sfidave nga faktorë të jashtëm, Kosova po forcon qëndrueshmërinë e saj ekonomike, po krijon kushte më të mira për zhvillim socio-ekonomik dhe po ofron një mjedis gjithnjë e më të sigurt për investitorët vendas dhe të huaj.(INA)
Moti në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe me kushte për shfaqjen
Kuvendi sot në seancën e 90-të duhet të vendosë për zgjedhjen e zëvendësministrave të rinj të Mbrojtjes dhe të Arsimit
Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancën e tretë, në të cilën është planifikuar të diskutohet për nëntë iniciativa për