Kosova për herë të parë shënon 3 fitore radhazi në eliminatoret
Kombëtarja e Kosovës ka marrë fitore të lehtë ndaj Qipros me rezultat 3-0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Për “Dardanët” ishte fitorja e tretë në Ligën e Kombeve nga katër ndeshje, pasi të parën ndaj Rumanisë e humbën në shtëpi.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Kosovën dhe një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë që nga pranimi. Kosova ka triumfuar 0-4 ndaj Qipros, 1-2 ndaj Lituanisë dhe 3-0 ndaj Qipros në shtëpi.
“Dardanët” kishin arritur tre fitore radhazi vetëm në vitin 2018, por në atë kohë mposhtën tre kombëtare në miqësor, nën epokën e Bernard Shallandes.
Gjashtë vite më parë Kosova kishte mposhtur Madagaskari 1-0, Burkina Fason 2-0 dhe Shqipërinë 3-0.