Kosova “rekruton” një tjetër futbollist nga Zvicra, gati edhe pasaporta
Kosova nuk ndalet me afrimet, teksa së fundmi raportohet se mesfushori i Cyrihut, Bledian Krasniqi, ka pranuar të luajë për “Dardanët”. Bëhet me dije se Krasniqi, ka refuzuar Zvicrën për të cilën ka luajtur në të gjitha grupmoshat dhe ka nisur procedurat për pasaportën kosovare. Vlen të theksohet fakti se muajin e kaluar edhe Amir Shaipi debutoi për Kosovën, pasi luajti për gjitha grumoshat e Zvicrës.
Mesfushori Krasniqi ka mbushur 23 vjet më 17 qershor dhe aktualisht ka kontratë me Cyrihun deri në vitin 2027, pjesë e të cilit është nga viti 2018. Ai vetëm në një sezon ishte në huazim te Villi 1900, ndërsa pjesën tjetër të karrierës e ka kaluar te gjiganti zviceran.
Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij në treg aktualisht është 1.5 milion euro. Ai luan në të gjitha pozitat e mesfushës, si mbrojtëse edhe ashtu sulmuese.