
Kosova rikthehet me të drejta të plota në EQAR
AA
Kryeministri Kurti përmes një postimi ka bërë me dije rikthimin e Kosovës në EQAR dhe është një sukses i madh që dëshmon përkushtimin për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë sipas standardeve evropiane, përcjell “Bota sot”.
Ai kujton se anëtarësia ishte humbur më 2018 për shkak të ndërhyrjeve politike nga PAN.
Gjithashtu thekson që Qeveria aktuale, që nga viti 2021, ka punuar për të garantuar pavarësinë dhe profesionalizmin e Agjencisë së Akreditimi
Me rikthimin si anëtare me të drejta të plota, Kosova është tani e para në rajon që përfiton nga mundësitë evropiane në arsim dhe bashkëpunim ndërkombëtar, shkroi ndër tjera Kurti.
Postimi i plotë
Rikthimi i anëtarësimit të Kosovës në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR), është sukses i madh dhe i rëndësishëm i cili qëndron si dëshmi e punës dhe angazhimit për të rritur cilësinë e arsimit të lartë e përafruar atë me standartet evropiane.
Vendi ynë ka qenë edhe më herët anëtar i këtij organizmi, por në vitin 2018 e patëm humbur anëtarësinë për shkak të ndërhyrjeve politike të qeverisë së atëhershme të PAN-it në strukturën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).
Qeveria jonë, përmes ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, që në vitin 2021 filloi punën për ta mbështetur AKA-në, duke ia mundësuar kushtet e përshtatshme për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe autonome, me profesionalizëm dhe përkushtim.
Tashmë jo vetëm që u rikthyem anëtarë, por edhe me të drejta të plota, duke qenë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor me këtë status. Të jesh anëtar i EQAR nënkupton edhe që universitetet dhe studentët tanë kanë mundësi të kenë qasje të plotë në programet e BE-së dhe të përfitojnë nga mobiliteti, bursat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.