Kosova serish nikoqire e “Defender Europe”
Kosova do të jetë sërish nikoqire e ushtrimit ushtarak “Defender Europe” që do të organizohet në vitin 2025.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi.
“Po, Kosova do të jetë sërish nikoqire e Defender Europe, që do të organizohet në vitin 2025. Ndërsa sa për sqarimin tuaj të gjitha objektivat e FSK në Defender Europe 2023 janë përmbushur, i vetmi aktivitet që ishte anuluar vitin e kaluar në këtë ushtrim ka qenë DV DAY, dita kur para vizitorëve të shquar do të bëhej ekzekutimi praktik i ushtrimit si rikapitullim i të gjitha aktiviteteve që ishin realizuar gjatë gjithë ditëve të ushtrimit”, tha Gashi për Klankosova.tv.
Kosova vitin e kaluar ishte përjashtuar nga ushtrimi “Defender Europe 2023” si masë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas tensioneve në veri të vendit.