Kosovë/ Rreth 2 milionë qytetarë vendosin sot për përbërjen e re të Kuvendit
Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në Kosovë u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit.
Zgjedhjet po mbahen në mënyrë të parakohshme dhe janë të dytat parlamentare brenda një viti.
Në garë për një ulëse në Kuvend janë gjithsej 1,146 kandidatë për deputetë, të cilët përfaqësojnë 23 subjekte politike.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 në të gjitha komunat e vendit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Sipas të dhënave zyrtare, numri i qytetarëve të regjistruar për të votuar është 1,999,024.