KQZ njofton se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se në të gjitha qendrat e votimit në vend procesi i votimit ka nisur me kohë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se edhe materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit.