Krasniqi dhe Rrahmani, po jetojnë ëndrrën evropiane
Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani po jetojnë ëndrrën evropiane. Dyshja kosovare ka kaluar tutje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Malmon me rezultat 2:0.
Kontributin vendimtar në këtë fitore e dha Albion Rrahmani, i cili që në debutim me Sparta Prahën shënoi gol të bukur. E për këtë sukses të djelmoshave s’ka se si të mos gëzohet ish-ekipi, FC Ballkani. Në një postim në rrjete sociale, ekipi është shprehur krenar, duke përkrahur djemtë fort.
“Goli i tij që në debutimin të Sparta e Pragës, e vulosi kualifikimin e kësaj skuadre në grupet e Ligës së Kampionëve. Albion Rrahmani është krenari e të gjithëve, bashkë me Ermal Krasniqin, të cilët sonte hapën një etapë të re në futbollin evropian.
Jemi krenarë që të dy këta yje të Kosovës, e mbrojtën me nder e dinjitet fanellën e FC Ballkanit, duke shkruar histori për futbollin tonë shtetëror. Forca djema, zemrat tona janë gjithmonë me ju” thuhet në postim./Indeksonline/