Krasniqi për Kurtin: Po përçan shqiptarët, kryeministër i dështuar
Ai foli edhe për zhvillimet brenda Aleancës, duke vlerësuar procesin zgjedhor brenda kësaj partie.
Krasniqi tha se gjashtë pikat e paraqitura nga AAK-ja nuk kanë të bëjnë me një person të caktuar, por me funksionimin e institucioneve të Kosovës.
“Aleanca ka kaluar në një frymë shumë demokratike, ka pasur garë, ka qenë një garë fer, janë vlerësuar njerëzit”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, ai kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për përçarje politike dhe vendime që, sipas tij, kanë dëmtuar kategori të caktuara shoqërore.
“Me dhimbje po e them, për shkak të këtij helmimi të thellë të terrenit politik, sepse të gjithë e dimë se çka ka shkaktuar ky polarizim i madh prej LVV-së dhe këtij pushteti. Një kryeministër që ka ndarë shqiptarët dhe po përçan shqiptarët, ka lënë veteranin e UÇK-së jashtë pagës me marrëveshje me Listën Serbe. Ky kryeministër për mua ka me qenë politikani më i dështuar dhe kryeministri më i dështuar në të gjithë spektrin kombëtar”, deklaroi Krasniqi.