Krasniqi përshëndes vendimin: Ndryshimi i orarit mësimor nuk humb asnjë orë
Ndryshimin e orarit mësimor të nxënësve në shkollat e Prishtinës gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, gazetarja e Radio Klan Kosova FM, Dafina Jegeni-Krasniqi, nuk e sheh si diçka të keqe.
Ajo në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se, përderisa ka ardhur si kërkesë e prindërve dhe personelit shkollor, vendimi është i arsyeshëm.
“Realisht, unë e mbështes si vendim, sepse e pash që kishte ardhur si kërkesë e prindërve, e nxënësve e mesimdhënësve në përgjithësi, e gjithë strukturues që është në shkollë, dhe nuk e shoh të keqe. Ishte një ristrukturim orari, nuk humbin orët”, tha ajo.
Njëherësh Krasniqi potencoi se kjo është e drejtë ligjërisht dhe nuk shkelet Kushtetuta.
“Çfarë të keqe ka, kur edhe besimi, edhe feja, edhe të gjitha janë të garantuara edhe me kushtetutë? Nuk preket mësimi dhe nuk sjell asnjë dëm, thjesht fëmijët shkojnë më herët, dhe vet prindërit i kanë përmendur arsyet e veta. Nuk e shoh që ka bërë diçka të keqe komuna”, tha mes tjerash Krasniqi. /Klankosova.tv