AA
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.
Siç raportoi Alsat-M, atje e ka humbur jetën një 25 vjeçare nga Kosova.
Ndërkohë, ky medium ka publikuar edhe detajet e reja lidhur me rastin tragjik.
Siç bëhet e ditur, viktima është S.D nga Gjakova e cila ishte studente e masterit.
Dyshohet se ajo kishte rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, derisa në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur edhe barna, shkruan Alsat-M.
Organet e rendit janë në kërkim edhe të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast.
Rastin e ka konfirmuar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, e cila përmes një postimi në Facebook, tha se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Sipas raportimeve të mediave lokale, trupi i pajetë i 25-vjeçares, e cila dyshohet të ketë qenë studente në Tetovë, është gjetur nga kalimtarë të rastit pas tregut të gjelbër të qytetit, rreth orës 19:00. Dyshimet e para janë për vrasje, por nuk përjashtohen as pistat e tjera.
Diaspora vazhdon ta mbajë gjallë ekonominë e vendit, edhe pse paratë që sjellin në vend vazhdojnë të ulen nga viti
INNOX Innovation Centre mori pjesë në Take Off Istanbul 2025, një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare për startup-e, inovacion
Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me rastin e foshnjës së porsalindur të ndjerë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, shpreh