
Krenar Lloga i përgjigjet Bekim Salit: Je në Qeveri për herë të katërt – trego çfarë ke bërë!
Pas akuzave të deputetit të VLEN, Bekim Sali, ndaj tij, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, duke e akuzuar këtë të fundit për hipokrizi dhe harresë selektive të së kaluarës politike.
“Bekim – Heren e parë ke qenë në kabinetin e BDI-së kur është montuar rasti Allfa, herën e dytë në kabinetin e Zaevit/LSDM dhe tani në atë të Mickoskit/VMRO.
Mijallkovi është gjykuar dhe dënuar kur ju keni qenë në Qeveri (keni harruar, sepse keni hyrë e dalë tri herë).
Kjo është hera e katërt që je në Qeveri – tregoni një gjë që keni bërë përgjatë këtyre 10 muajve?”, ka shkruar Lloga./ZYRTARE.net/