AA
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pas ndeshjes deklaroi se Kombëtarja do të përpiqet të kapë vazon e dytë në kuadër të “playoff”-it të Botërorit.
“Djemtë kishin presion dhe kur ka presion nuk ka asgjë të lehtë. Në fushë kishin besim të gjithë dhe goli i Asllanit ka qetësuar të gjithë shqiptarët. Një gol që çon në “playoff” mbahet mend gjatë. Uroj të na çojë në Botëror dhe kam bindje se do të kemi ndeshje të vështira, por gjithsesi kam besim sepse jemi skuadër e fortë dhe kompakte”, tha Duka.
Kreu i FSHF tha se aktualisht jemi në vazon e tretë në shortin e “playoff”-it, por, sipas tij, “mund edhe të kalojmë në vazon e dytë duke mundur Anglinë”. (A2 Televizion)
Ndryshimet ligjore për shfuqizimin e modelit të qeverisë teknike, së bashku me propozim-ligjin për ndryshime në Ligjin për deputetët —
Presidenti zviceran Guy Parmelin sot, më 29 prill, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në vend. Me këtë rast, në
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të